Deputeti socialist, Petro Koçi komentoi zgjedhjet e kryeministrit Rama për 12 drejtuesit të PS në qarqet e vendit për zgjedhjet e 2025. Gjatë një prononcimi për mediat dje, ai thotë se ndryshimet dhe lëvizjet nëpër qarqe sjellin një energji të re. “Janë bërë ndryshime, një pjesë qarkullim dhe ka një logjikë. Ndryshim sjell një lloj energjie. Ndërtohen raporte të reja, secili ka qasjen e vet. Kemi edhe figura të reja, ndryshime që kanë të bëjnë më përbërjen e ekipit drejtues. Kemi risi dhe ndryshime që janë realiste dhe me këmbë në tokë. Janë të kalkuluara në raport me rinenergjiizmin”, deklaroi ai. Më tej duke marrë emrat një për një vlerëson Bledi Çuçin si figurë e moderuar në një qark të zjarrtë si Vlora.
‘Mendoj se zoti Rama ke menduar mirë për fushatën dhe po të shikosh janë dy drejtime ndryshime, ndryshon grupi parlamentar dhe ka ndryshime në parti. Sekretarin e përgjithshëm e lë të lirë pa një qark i jep më shumë mundësi të merret me partinë në planin organizativ. Sekretari duhet të jetë i liruar nga drejtime të tjera. Mendoj se është zgjedhje e mirë. Zoti Çuçi është zgjedhur si figurë e moderuar në një qark si Vlora që është socialist por që ka nerv politik dhe mendoj se ka nevojë për qetësues”, u shpreh ai. Ballës iu besua një elektorat i rëndësishëm si ai i diasporës, ndërsa për Ballukun thotë se ka bërë një performancë të mirë në Parlament. “Balla po merret me një fashë të rëndësishme si vota e emigrantëve dhe u vendos në këtë detyrë. Duke patur parasysh se Fier është i rëndësishëm u zgjodh Balluku dhe po ta shikosh vitet fundit ka trajektore ngjitëse, si një ministre që sektor shumë të rëndësishëm. Theksoj dhe performancën e saj në parlament me qetësi dhe qartësi të jashtëzakonshme.
