Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Data

Deputetja e PD-së, Elda Hoti deklaron se dosjet e kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara janë bërë “mal” në Prokurorinë e Posaçme, ku mbi të rëndojnë akuzat nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.


Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Hoti i blri thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë pa humbur kohë, pasi sipas saj, çdo ditë që kalon dhe SPAK nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët e Kurbinit.

Deputetja demokrate shtoi më tej se nëse institucionet do të vepronin, Majlinda Cara sot nuk do të ishte ne karrigen e kryetares se bashkisë, por do të ishte në karrigen e të pandehurës, duke u përballur me drejtësinë.

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD PËR QARKUN LEZHË, ELDA HOTI

Jam në këtë konferencë për shtyp për t’i bërë publike se  kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara i janë bërë mal dosjet në SPAK, për disa vepra penale nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related