Sekretariati i Etikës në Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur përjashtimin me 20 ditë të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta të regjistruara gjatë seancës parlamentare të së enjtes.
Vendimi vjen në vijim të debatit të ashpër dhe gjuhës së përdorur në sallën e Kuvendit, ku situata u karakterizua nga tone të larta dhe përplasje mes deputetëve.
Po ashtu, Sekretariati i Etikës ka vendosur edhe ndëshkimin e deputetes demokrate, Elda Hoti, e cila është përjashtuar për 10 ditë nga punimet parlamentare.
Këto masa disiplinore vijnë si pjesë e rregullores së Kuvendit për ruajtjen e etikës dhe rendit gjatë zhvillimit të seancave, ndërsa tensionet politike në sallë kanë qenë të shpeshta në periudhën e fundit.
