Detajet/ Qëlloi 4 herë në drejtim të ‘objektivit’, autori në Shkodër lëvizte me biçikletë, policia i vihet pas

Data

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen sot në Shkodër, ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës në Shkodër.

Mësohet se policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related