Deputeti Bledion Nallbati shkon në SPAK si person në dijeni për konfliktin e majit me një drejtues kamioni.

Data

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK.

Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko Peleshi dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related