“Demokracia në rrezik”,Paloka akuzon Kuvendin për shkelje të rënda:Refuzimi i Spiropalit ndaj IPU tregon persekutimin..

Data

Për refuzimin nga anë e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për t’iu përgjigjur IPU e cila kërkoi hetime për çështjen ‘Berisha’ ka folur ne një studio televizive deputeti demokrat Edi Paloka.

Ai në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi, tha se “këto shkelje të të drejtave të deputetëve si persekutimi politik nuk ndodhin në asnjë vend tjetër evropian”.
Edi Paloka: IPU, është unioni ndërparlamentar. Është organizata më e madhe dhe më e fuqishme që përfshin 181 parlamente anëtare nga e gjithë bota. Dhe ky union ka si slogan, “Demokraci për të Gjithë”. Ky union funksionin pak a shumë si parlament dhe në përbërje të tij ka një komitet, një komision që i themi ne këtu i cili merret direkt me shkeljen e të drejtave dhe me abuzimet e rënda ndaj deputetëve të çdo parlamenti në botë. Nuk i ka qëlluar këtij komiteti që të merret me raste që i përkasin Evropës apo parlamenteve Evropiane. Gjithmonë rastet e burgosjet, dhunimet e deputetëve i përkasin Afrikës apo kuvendeve të botës së trete ku ekzistojnë probleme të tilla. Ky është rasti i parë që ky union merret me shkeljet dhe abuzime të rënda me persekucionin politik që po kryhet ndaj liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha. Unë jam pjesë e delegacionit prej disa vitesh e IPU. Çështja e Sali Berishës ka 1 vit ose më pak se një vit që është ngritur në komitetin e të drejtave të njeriut për parlamentarët, pasi ata ecin, le të themi me hapa të matur. Marrin prova, marrin të dhëna, pyesin dhe mbas gjithë këtij procesi ky komitet i të drejtave të njeriut për deputetët e ka konsideruar çështjen të rëndësishme dhe i është drejtuar Komitetit ekzekutiv të Unionit Parlamentar. Është si të thuash qeveria e këtij unioni. Ky komitet ka venduar që në Shqipëri të vijë një grup parlamentarësh që do të analizojnë e shqyrtojnë këtë çështje.

Kërkesa është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm. Dhe kjo kërkesa ka ardhur drejtuar Siporpalit që në 30 tetorr, është aty. Dhe nuk ka asnjë përgjigje as negative as pozitive. Jam interesuar disa here që ti jepet përgjigje kësaj kërkese….

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related