Edvin Kulluri, përfaqësues i Partisë Djathtas 1912, i ftuar në një studio televizive, ka diskutuar për sfidat dhe qëndrimet e partive të reja në politikën shqiptare.
Ai theksoi se një parti e suksesshme duhet të ketë bindje të thella dhe qëndrime të qarta, duke nënvizuar se asnjë nga partitë e reja nuk mund të pretendojë se do të fitojë zgjedhjet vetëm.
Kulluri kritikoi disa deklarata të cilësuara si “bombastike” të kolegëve të tij që premtuan fitore të mëdha, duke thënë se këto nuk janë realiste.
Ai theksoi se është e rëndësishme të flitet me këmbë në tokë dhe të bëhen premtime të arsyeshme.
