“Deformim i thellë i sistemit”, Salianji në takim me intelektualët

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me intelektualë në Tiranë, ku në fokus kanë qenë problematikat politike dhe shoqërore në vend.

Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se iniciativa të tilla kanë munguar prej kohësh, duke kritikuar faktin se aktivitetet politike në Shqipëri shpesh organizohen për interesa elektorale dhe jo për të adresuar shqetësimet reale të qytetarëve.

“Ky është një aktivitet i munguar, pasi zakonisht politika organizon takime vetëm për interesa elektorale dhe jo për të diskutuar çështjet që shqetësojnë shoqërinë”, u shpreh ai.

Salianji ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si një deformim të thellë të sistemit politik, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike.

Sipas tij, kjo situatë ka sjellë institucione të dobësuara dhe një vendimmarrje që nuk reflekton interesin e qytetarëve, por favorizon grupe të caktuara.

Ai paralajmëroi se mungesa e partive funksionale dhe rënia e besimit të qytetarëve tek politika përbëjnë një rrezik serioz për funksionimin e demokracisë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related