Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Departamenti i Shtetit të SHBA-së konfirmoi mbylljen e përkohshme, duke përfshirë edhe Seksionet Konsullore në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem do të qëndrojë e mbyllur nga e mërkura deri të premten, si pasojë e përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon dhe në përputhje me udhëzimet e autoriteteve izraelite.
“Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe në përputhje me udhëzimet e Komandës së Brendshme të Izraelit, Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të jetë e mbyllur nesër (e mërkurë, 18 qershor) deri të premten (20 qershor). Kjo përfshin Seksionet Konsullore në Jerusalem dhe Tel Aviv,” thuhet në deklaratë.
