Çfare po ndollë kështu në rrugët tona”-EMRI/ Aksident i rëndë në ‘Lushnjë-Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Data

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme (29 mars) në aksion rrugor Lushnjë-Fier.

Policia bën me dije se një mjet ka përplasur një këmbësor, rreth 65-vjeç, i identifikuar si Hasan Selimi, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat,  ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related