Një person i maskuar dhe i veshur me të bardha ka djegur me benzinë automjetin e shtetasit Gjon Marashi, 49 vjeç, punonjës i shërbimeve publike në bashkinë Vau Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:29 të 21 gushtit teksa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe policia e cila nisi hetimet.
Punonjësi i bashkisë, dyshon se kjo ngjarje lidhet me punën e tij për vaditjen e tokave me ujë në fshatrat e Vau Dejësit. Marashi thotë se nuk ka patur kërcënime direkte por herë pas here janë zhvilluar debate të ndryshme lidhur me vaditjen nga banorët atje…. Marashi thotë se ndjehet i frikësuar tashmë dhe i bën apel shtetit që ta zbardh sa më parë këtë ngjarje….
