Stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Europën, të premten përfshiu edhe vendin tonë. Si pasojë e shiu të dendur dhe erës së fortë, ka pasur disa problematika në qytete të ndryshme të vendit, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz.
Ne bashkine Shkoder, fshati Theth, fshati Nderlysaj si pasoje e daljes nga shtrati te perroit Nderlysaj u bllokua segmenti Theth- Nderlysaj, ndersa ne fshatin Buzhale te Bashkise Puke, si pasoje e shkarjes se dherave u demtua kabina e ketij fshati duke nderprere EE, ne disa rruge nacionale ka patur renie inertesh.
Gjate dites se sotme sipas raportimeve nga bashkite situata eshte si me poshte:
Autoriteti Verior nuk raporton probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder. Gjate nates si rezultat i reshjeve te shiut ka patur renie te inerteve dhe gureve nga skarpatet por pa shkaktuar probleme ne qarkullim. Kontraktoret jane ne gadishmeri me mjete e fuqi puntore.
Fidri Gjegjan Nst Fushe Arrez 892 abonente pa energji
Fidri 2 Nst Ças 652 abonente pa energji
Fidri Kelmend Nst Vukpalaj 1318 abonente pa energji.
Kemi abonente pa energji dhe ne zonen e Razmes.
Raportohen per nderprerje te energjise elektrike ne disa fshatra te njesive Ad. Shkrel e Kelmend.
Nje ditë më parë, në Tiranë pati bllokime të përkohshme të rrugës për shkak të ngritjes së nivelit të Lanës në nivelin e rrugës, kryesisht në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Por, sot situata është nën kontroll dhe pa probleme.Sakaq, probleme aktualisht ka në disa qarqe të vendit.
Ne qarkun e Dibrës, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit. Niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet.
Po ashtu probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, etj., ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona.
Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.
Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje. Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika.
Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës
