Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë ditën e sotme në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për procesin e votimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Celibashi e mohoi që të hasen problematike me prodhimin e tepërt të zarfeve B, pasi sipas tij, çdo shtetasi shqiptar që jeton jashtë territorit të Shqipërisë do të ketë vetëm një zarf të vlefshëm, i cili do të skanohet nga sistemi i posaçëm i KQZ-së dhe nuk do lejojë abuzimin e numërimit.
Kreu i KQZ-së tha se edhe nëse një zgjedhësi i shkon një zarf i dytë, sistemi nuk ja lejon identifikimin për dy herë, çka e bën të sigurt faktin se vetëm një herë mund të votojë një person.
“Nga kompania që merret me prodhimin e zarfëve B, janë prodhuar për shkak të probLemeve teknike nga an e tyre, një numër më i madh i zarfëve B, por kjo problematike është e tipit kontraktual e nuk ndikon në procezin zgjedhor. Zarfi B merr vlerë kur skanohet nga KQZ. Nëse një zgjedhës është me më shumë se një zarf B, ngrkohet vetëm një. E sistemi të lajmëron se këtë zarf e ke skanuar. E nëse për një rast sistemi i KQZ nuk do funskionmonte, është sistemi i DHL që nuk të lejon të ngarkosh më shumë se sa një zarf B. Ajo çfarë duhet të qartësohet është se nuk ka asnjë mundësi, që një zgjedhës t’u shkojë dy zarfa apo dy fletë votimi. Ne kemi në KQZ një sistem dyfishtë të kontrollit. Sistemi i DHL është i trefishtë. Nëse një zarf i shpërndahet një zgjedhësi, e po themi se një zgjedhësi i shkon zarfi i dytë, nuk ja lejon sistemi që kemi. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.”, tha Celibashi.
Më tej, Celibashi sqaroi se fletët e votimit të ardhur nga diaspora nuk do të qëndrojnë në ambientet e KQZ-së, por në ambientet e Pallatit të Sportit. Sipas tij, zarfet do të monitorohen nga kamera e sigurisë, në mënyrë që vota të mbetet e fshehtë e të numërohet në momentin përkatës.
