Më konkretisht, 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren, Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD).
Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta ku shkak ka qenë një karrige e dëmtuar. Shime Doda ka bërë kallëzim në Polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë Julian Damzin.
“U referuan materialet në Prokurori për shtetasin Juljan Damzi, 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Shime Doda 26 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Dibrës.
Në kallëzimin e bërë në Polici, Shime Doda pretendon se fillimisht konfliktin e ka nisur me Erla Damzin, bashkëshorten e Julian Damzit, e cila ka konstatuar një karrige të dëmtuar dhe i ka kërkuar 15 mijë lekë të reja, si dëmshpërblim. Ajo thotë se edhe pse karrigia ishte e shtetit, sërish kishte rënë dakord për të paguar shumën prej 15 mijë lekësh të reja.
