“Buxheti i 2025, do të jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha”/ Berisha: Do të përdoret masivisht për llokmat e…

Data

Sali Berisha: “Në këtë buxhet prej 8 miliardë euro i cili defakto bën të mundur dyfishimin e të gjitha rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, por le të themi me dorë të kursyer rritjen me 50% të tyre pa asnjë vështirësi, parashikohet jo kjo, por një vjedhje e tmerrshme e këtyre shumë miliardë euro të qytetarëve shqiptarë.

Sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do të përdoret masivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët. Ndërtimi i rrugëve ka pushuar dhe është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave, apo siç i pëlqen Ramës dhe lubisë loteve të tyre. Do ti përkushtohet kryesisht këtyre për faktin e vetëm se një kilometër rrugë në të njëjtin teren në Shqipëri ndërtohet me 10 fishin e çmimit, me të cilin ndërtohet në Kroaci.

Çka do të thotë se në Shqipëri vidhen të paktën 90% e investimit, madje edhe më shumë. Buxheti prej 8 miliard euro shënon fatkeqësinë e radhës për shqiptarët pasi ky buxheti në të gjitha punët publike të tjera përveç rrugës, shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore, parashikon një kosto 6-10 herë më të lartë se sa në mesatren e BE. Parashikohet një vjedhje 70-94% të ë gjithë investimeve që bëhen në këto objekte.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related