Bushati: Dekoratën Dumanit ia dhanë ata që krijuan regjimin në Shqipëri

Data

Analisti Andi Bushati u shpreh se drejtësia në vend po shkon në dy drejtime: ose e imponuar nga SHBA, ose e ndërtuar nga sharlatanë pa legjitimitet.

Ai e lidhi këtë situatë me përvojën në Kosovë, duke përmendur prokurorin Jack Smith dhe debatet që kanë pasuar në atë kontekst.

Bushati vuri në dukje se SPAK ka humbur besimin publik dhe është shndërruar në një mekanizëm që godet opozitën. Ai kritikoi dhënien e dekoratave për figura të tilla si Dumani, duke e cilësuar këtë një lojë politike dhe një qokë të fundmandatit.

Në analizën e tij, ai vuri theksin tek ndikimi i ndërkombëtarëve, të cilët, sipas tij, kanë ndikuar për të krijuar një regjim të padrejtë. Bushati deklaroi se SPAK, pavarësisht dekoratave apo mbështetjes, mbetet një institucion pa legjitimitet për qytetarët.

“Këtu ose bëjnë drejtësi amerikanët, ose bëjnë sharlatanët. Nëse do ta bënin drejtësi amerikanët, Dvorani do të ishte ende aty. Por, mesa duket, drejtësinë këtu po e bëjnë sharlatanët, që nuk kanë lidhje me njeriun e shpallur si hero të drejtësisë nga amerikanët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related