Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, foli sot për draftin e Kodit të ri Penal, i cili u prezantua disa ditë më parë nga qeveria.
“Ky Kod është themeli i instalimit me ligj të Narkoshtetit, një manifest juridik i pushtetit absolut, që shemb çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar të drejtësisë penale, që e kthen shtetin në polici politike dhe e çimenton “drejtësinë” në armë në duart e Edi Ramës për të sunduar përmes frikës, ndëshkimit arbitrar dhe cënimit të lirive kushtetuese, duke shtypur në veçanti lirinë e fjalës, protestën dhe opozitën”, u shpreh Blushi në një deklaratë për mediat.
