Bulqizë – Konflikti mes dy 32-vjeçarëve përfundon me të shtëna. Autori në arrati, viktima jashtë rrezikut për jetën

Data

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës.

Një 32-vjeçar, me inicialet A. T., u qëllua me armë zjarri në këmbë dhe u plagos ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës, ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për H. B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, konflikti mes dy personave ka qenë i mëparshëm dhe ka çuar në përdorimin e armës. Autori akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Policia po vijon punën për kapjen e tij, ndërsa materialet e rastit janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related