Bosnja lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik

Data

Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të “Republika Srpska”.

Vendimi është marrë pasi presidenti i entitetit të “Republika Srpska”, i mbizotëruar nga komuniteti serb, injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar. Ky urdhër nënkupton se çdo oficer ka të drejtën e arrestimit.

Dodik dhe dy personat e tjerë akuzohen për sjellje antikushtetuese. Milorad Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri.

Sakaq ai ka postuar në platformën X se “Republika Srpska” po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend.

Dodik, i cili tha më herët se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij. Ai   tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related