Bllokuan rrugën me traktorë dhe mbuluan vendin me qumësht, ministrja Denaj ulet në tryezë me përpunuesit e qumështit dhe blegtorët: Duhet respektimi i marrëdhënieve

Data

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi të martën një takim me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale, për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që ajo e theksoi se “është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë”.

Ministrja  Denaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor, ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale.

“Paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti “Made in Albania” e meriton.”, tha Denaj.

“Sot realizuam një hap cilësor përpara, si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë”, shkruan Denaj pas takimit me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related