Bota po i mban sytë nga një ngjarje e shumëpritur: një bisedë mes Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit, e cila mund të ketë ndikime të thella në gjeopolitikën botërore. Në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të tensionuara se kurrë, ky komunikim mes dy liderëve mund të sinjalizojë ndryshime të rëndësishme, qoftë në drejtim të një afrimi të ri apo të përshkallëzimit të tensioneve. Presidenti i SHBA Donald Trump pritet të flasë me homologun e tij rus Vladimir Putin këtë javë për mënyrat për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë, tha i dërguari amerikan Steve Witkoff për CNN dje pasi u kthye nga ai që e përshkroi si një takim “pozitiv” me Putinin në Moskë. “Unë pres që do të ketë një telefonatë me të dy presidentët këtë javë, dhe ne po vazhdojmë gjithashtu të angazhohemi dhe të kemi biseda me ukrainasit,” tha Witkoff, i cili u takua me Putin të enjten mbrëma, duke shtuar se ai mendonte se biseda midis Trump dhe Putin do të ishte “me të vërtetë e mirë dhe pozitive”.
Biseda historike po afrohet, i dërguari i SHBA zbulon detaje, ja kur do të flasin Trump dhe Putin
Data
