Berisha s*lmon mediat: Jo vetëm që po censurojnë, por janë kthyer edhe në prokurorë të qeverisë kundër opozitës

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje mediat, të cilat sipas tij, nuk po censurojnë vetëm opozitën, por janë kthyer në megafonë të qeverisë, duke shkelur mbi ligjin dhe interesin kombëtar. “Mediat kombëtare private dhe publike, se tani nuk i njeh më se çfarë janë, nga mëngjesi gjer në darkë janë shndërruar në altoparlante të qeverisë, në institucione të dezinformimit masiv. I ndiqni ekranet e tyre, e kanë me borxh të japin edhe teshtimat e Edi Ramës, të japin çdo jaht që vjen dhe mbushet më 500 mijë litra naftë me 1 të 3 e çmimit në portet tona, de u bëka reklamë, paçka se supermiliarderët vijnë dhe nxjerrin udhëtimet falas pa pare, duke blerë naftën 4 herë më lirë se shqiptarët. Kurse mediat e censurës kombëtare, mediat e lustrës kombëtare, nuk arrijnë kurrë t’u thonë shqiptarëve të vërtetat e tyre. Nuk flasin njëherë për pensionistët.

Nuk tregojnë njëherë të vetme se ata pensionistë marrin një pension tre herë më të vogël se në Maqedoni, se në Serbi, se në Mal të Zi, se në Kosovë 60 përqind më të vogël. Ndërkohë që 11 vite më parë, ata qëndronin në krye për pensionet e tyre. Mediat e censurës kombëtare, që të gjitha pa përjashtim do të thoshte një gazetar i ndershëm, linjat editoriale i marrin nga zyrat e famëziut Edi Rama dhe Fuga. Ato funksionojnë me lista të dërguara nga Edi Rama, në të cilat u thuhet se ky politikan apo ajo politikane, nuk duhet të ekzistojë në lajmet tuaja, nuk duhet të ekzistojë në studiot tuaja. Dhe lista e të tjerëve që duhet t’i ftoni, t’i denigroni, t’i agresioni në studio.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related