Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dje nga banesa ku qëndron i izoluar, ndërsa ka theksuar rëndësinë e protestës së qytetarëve kundër vjedhjes dhe korrupsionit që ka pllakosur Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë përfituar 30 milionë euro nga tenderat publikë nëpërmjet kompanisë së tyre private “5D”. “Qytetare dhe qytetarë. Të rinj, të reja, burra, gra. Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe. Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë. Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe. Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës. Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë. Betejën e fitores. Betejën për dinjitetin. Betejën për qeverinë teknike. Betejën për zgjedhje të lira. Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë. Rroftë Shqipëria, rrofshi ju. Fitore, fitore, fitore”, deklaroi Berisha.
Berisha: Rënia e Bashkisë së Tiranës, fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës
Data
