Berisha paralajmëron: Balluku dhe Rama drejt bankës së të akuzuarve

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke paralajmëruar zhvillime të forta politike dhe ligjore.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë me Ballukun pas këtij vendimi, Berisha u shpreh se opozita do të vijojë atë që ai e cilëson si “kryengritje paqësore”, e cila sipas tij do ta çojë si zv/kryeministren e pezulluar, ashtu edhe kryeministrin Edi Rama, përballë drejtësisë.

Berisha deklaroi se nuk do të ketë asnjë kompromis politik dhe se çdo përpjekje për lobim do të jetë e kotë. Sipas tij, e vetmja rrugë është përballja me ligjin për ato që ai i quajti “vepra të rënda penale”.

Ai u ndal edhe te dosjet që lidhen me Ballukun dhe AKSHI-n, duke pretenduar se këto çështje nxjerrin në pah rolin vendimmarrës të kryeministrit Rama në aferat e mëdha publike, përfshirë tenderët e Unazës së Madhe dhe tunelin e Llogarasë.

Sipas Berishës, zhvillimet e fundit tregojnë se kryeministri po përpiqet të shmangë përgjegjësinë, por opozita, sipas tij, do ta çojë betejën deri në fund. Ai theksoi se vetëm vendosmëria politike dhe presioni qytetar mund të sjellin ndryshim dhe të rikthejnë sundimin e ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related