Berisha nga protesta: Do votojmë për arrestimin e Ballukut, Rama kryeministri më i poshtëruar

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se deputetët e opozitës do të votojnë në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se situata politike në vend kërkon dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësoi si zgjidhjen e vetme për krizën që, sipas tij, po përjeton Shqipëria.

Sipas Berishës, opozita do të mbështesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e deputetes socialiste, por ai theksoi se kjo nuk është zgjidhja përfundimtare e situatës politike në vend.

“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendjeje dramatike që përjeton vendi. Do të votojmë për arrestimin e Ballukut, por kjo nuk është zgjidhja e krizës”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD akuzoi kryeministrin se po përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij dhe për të penguar drejtësinë.

Deklaratat e Berishës vijnë në ditën kur Kuvendi pritet të votojë mbi kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, ndërsa opozita po zhvillon një protestë para Parlamentit kundër qëndrimit të mazhorancës për këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related