Berisha: Çfarë ka Mali i Zi më shumë? Aty pensionisti merr 3 herë më shumë se në Shqipëri

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një takim me pensionistët në qytetitn e Elbasanit, ku ka folur në lidhje me problematikën e pensioneve, të cilat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Berisha deklaroi se në vitin 2013, kohë kur ai la pushtetin, Shqipëria kishte pensione më të larta se rajoni, duke përfshirë dhe Bullgarinë e Rumaninë. Sipas tij, pas marrjes së pushtetit, Edi Rama “ngriu” rrogat dhe rriti çmimet, teksa mashtroi për indeksimin e pensioneve.

Lideri demokrat tha se rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve, të cilat janë bazike për pensionistët, është 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve, prandaj sipas tij, Qeveria mashtron me inflacionin.

Sipas Berishës, Mali i Zi i ka sot pensinet 310 % më të larta se Shqipëria, ndërkohë që nuk ka asgjë më shumë se ne. Sipas tij, Mali i Zi në vitin 2013 i kishte pensionet më të ulëta se Shqipëria.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se Qeveria nuk ka para për pensionet pasi i vjedh me tendera dhe koncesione.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related