Benjamin Netanyahu publikon video nga palestra pas shqetësimeve për shëndetin: “Jam në gjendje shumë të mirë fizike”

Data

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj komenteve mbi gjendjen e tij shëndetësore duke publikuar një video nga palestra, ku shfaqet duke u stërvitur.

Reagimi vjen pas deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett, të cilat ngritën pikëpyetje mbi formën fizike të liderit 76-vjeçar.

Në pamjet e shpërndara, Netanyahu shihet duke kryer ushtrime fizike, ndërsa përcjell edhe një mesazh për të rinjtë mbi rëndësinë e aktivitetit sportiv dhe kujdesit për shëndetin. Ai ndau gjithashtu disa detaje nga rutina e tij ushqimore pas stërvitjes.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi bëri publike se i ishte nënshtruar një trajtimi për një tumor malinj në prostatë, i zbuluar në fazë shumë të hershme. Sipas tij, ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe gjendja shëndetësore është aktualisht e mirë.

Netanyahu sqaroi se problemi u identifikua gjatë një kontrolli rutinë pas një operacioni të mëparshëm për hipertrofi beninje të prostatës në fund të vitit 2024, ndërsa vendosi të ndërhyjë menjëherë për ta trajtuar.

“Jam i shëndetshëm dhe në formë të mirë fizike,” u shpreh ai, duke shtuar se analizat dhe testet e fundit kanë rezultuar brenda normave.

Ai përmendi gjithashtu se funksioni i tij kardiak mbetet i qëndrueshëm, pa probleme që nga vendosja e një stimuluesi kardiak në vitin 2023, ndërsa pranoi se publikimin e diagnozës e kishte shtyrë për disa javë për të shmangur, sipas tij, përdorimin politik të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related