Ditën e sotme në orën 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë së koalicionit Bashkë Fitojmë dhe PBDNJ-së për zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024 Bashkia Himarë.
Bashkë Fitojmë dhe PBDNJ kërkojnë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi e kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.
Po ashtu kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të zhvilluara në të gjitha Qendrat e votimit të zonës zgjedhore të Bashkisë Himarë.
