Basha: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska, do destabilitet në rajon, t’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

Data

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi sot raportin ku rekomandohet se Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quajti hap jetik dhe të shumëpritur për Kosovën. Nga Parisi ku ishte i pranishëm në Komitetin Politik të KiE, zoti Basha ndau lajmin e mirë dhe u shpreh optimist dhe për takimin e 18 prillit  kur në Asamblenë Parlamentare në Strasburg do të hidhet për votim raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis. “Një moment i veçantë, hap jetik është hedhur gjysëm ore më parë në komitetin politik të KiE. Dhanë dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës. Lajmi jashtëzakonshëm i shumëpritur nga Kosova dhe shqiptarët kudo. Pas një periudhe të gjatë. Raporti i shtroi rrugën këtij takimi të veçantë dhe jashtë rradhe. Pas diskutimeve dhe kundërshtive nga delegacioni i Serbisë por edhe disa përfaqësuesve të Bosnjes dhe Malit të ZI u hap drita jeshile. Më datën 15-19 prill Kosova do jetë në rendin e ditës dhe do diskutohet të aprovohet me votë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE. Arritje e Kosovës në institucionin më të vjetër europian. Ka brenda vetes disa mekanizma që do i hyjnë në punë edhe Kosovës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias. Një ditë shumë e veçantë, e cila meriton urime të cilat i kam dhënë edhe drejtpërdrejtë”, deklaroi ai. Më tej kreu i PD-së shtoi se Moska po sponsorizon fuqishëm veprimet destabilizuese në Ballkan të Beogradit si dhe të Republika Srpska. “E qartë që Beogradi po ndjek një axhendë që sponsorizohet fuqishëm nga Moska,. Shihet në çdo akt qëndrim të Vuçiç dhe aktivitete të tjera të Beogradit. Sulmi në Banjskë ishte goxha i sofistikuar.  NATO posedon informacion se Beogradi qëndronte pas këtij sulmi. Ishte skenar i ngjashëm me Krimenë. Bëhet fjalë për një tablo që serbët nuk e fshehin, e quajnë bota serbe në kundërshtim të plotë me synimet e NATO për paqe në rajon. Njësoj si Rusia është revizioniste. Kërcënim i hapur për destabilizimin e rajonit tonë. Në fund nuk do të dalin të përfituar, por ashtu si me Millosheviçin do të dalin të humbur. I fituari i vetëm do jetë Moska dhe Putin. Kanë një strategji të qartë gjakftohtë. Rusia do ta përdor Serbinë dhe serbët për interesat e veta në luftën ndaj Ukrainës. Duhen hapa konkrete shumëpalësh edhe nga Shqipëria. Kam propozuar një amendament në buxhet për Kosovën për ndihmë me pajisje ushtarake. Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj. T’i vendosen në dispozicion të Kosovës 50 milionë euro”, nënvizoi dje Basha në një media.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related