Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

Data

Gazment Bardhi akuzon Belinda Ballukun si nismëtaren kryesore për të dërguar forcat e policisë dhe ushtrisë në godinën e televizionit News 24, duke mos lejuar gazetarët të futen në redaksi dhe se prej dy ditësh televizionit i është fikur sinjali.

Sipas Bardhit, Balluku ka urdhëruar boshatisjen e News24 në shenjë hakmarrje, pas publikimit të lajmit se ministres pritet t’i komunikohen akuzat shumë shpejt nga SPAK.

Bardhi e lidh këtë situar me emrin e Ermal Nasufit, i cili rezulton se është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “KAYO” që ka marrë nën administrim godinën, dhe njëkohësisht është edhe drejtori i kabinetit të Belinda Ballukut. Po ashtu, Bardhi i përmend Nasufit se vëllai i tij ka marrë një tender rreth 900 mijë euro nga kryetari i bordit të ARRSH-së.

Sipas Bardhit, sulmi ndaj News24 synon të heshtë zërat kritikë dhe të mbrojë interesat korruptive të pushtetit, duke shkelur marrëveshjet ligjore për qiradhënie dhe duke ushtruar presion ndaj gazetarëve dhe institucioneve të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related