Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po zhvendosen në Barcelonë
Në celularët e qytetarëve janë dërguar mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit. Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet.
Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vëllimet e mëdha të ujit, ndërsa drejtuesit e mjeteve që përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura.
Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat është përmbytur. Videot treguan ujin që rridhte në parkingjet e makinave dhe në ndërtesën kryesore, ndërsa udhëtarët shiheshin duke hequr këpucët në sallën e nisjes të kthyer tashmë në një liqen.
