Balluku “vejusha e zezë” e PS, ja si po e shantazhon mazhorancën me konfliktet e saj, nga lufta me Veliajn, deri te…

Data

Ministren Belinda Balluku sot mund ta krahasojmë me Griselda Blankon, një nga figurat më të bujshme dhe më të pushtetshme në botën e krimit. Blanco, e njohur si “vejusha e zezë” për lidhjet e saj me trafikun e drogës, është një simbol i fuqisë absolute dhe metodave të pamëshirshme për të mbajtur kontrollin mbi territoret dhe resurset. Balluku ka përdorur metoda të ngjashme si Blanco, jo për drogën, por për të konsoliduar pushtetin e saj, që në këtë rast është brenda Partisë Socialiste, duke përfituar nga pozitat e rëndësishme që i janë besuar dhe duke pasur një ndikim të fuqishëm mbi vendimmarrjen në partinë në pushtet.

Skema e saj ka funksionuar me perceptimin e një grushti të fuqishëm duke “grabitur pushtetin” për të marrë kontroll mbi strukturat dhe burimet e partisë, duke lënë jashtë rivalët politikë. Balluku ka një tjetër ngjashmëri si Blanko që u rrit në një lagje të varfër të Shënktës Matës, Kolumbi dhe më pas kapi majat. Belinda thotë se në fillim punoi si të gjithë emigrantët dhe pastaj u shkollua, duke marrë një diplomë universitare. Në të vërtetë askush nuk e ka parë më sy diplomën universitare greke të Belindës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related