“Balluku mban vetëm çelësat e shtëpive”, Elda Hoti: Shqipëria drejtohet nga një bandë

Data

Në protestën e opozitës të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, mbajti një fjalim të ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh se Shqipëria po zbrazet nga emigrimi dhe se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa një grusht njerëzish në pushtet pasurohen në mënyrë të paligjshme.

“Ne flasim për zhvillim, por çfarë zhvillimi është ky kur pensionistët marrin qindarka dhe çiftet e reja punojnë gjithë jetën për të blerë një shtëpi, ndërsa zëvendëskryeministrja mban vetëm çelësat e shtëpive që ka”, deklaroi Hoti.

Deputetja solli në vëmendje edhe luksin e zyrtarëve të lartë, duke e krahasuar me mungesën e investimeve në sektorë jetikë si shëndetësia. Ajo theksoi se shpenzimet për luks dhe pasuri private janë në kontrast të fortë me gjendjen e spitaleve dhe shërbimeve për qytetarët.

Sipas saj, institucionet që duhet të mbrojnë qytetarin janë kthyer në të pafuqishme dhe të nënshtruara politikisht.

“Shqipëria sot nuk qeveriset nga institucione, por nga një bandë, dhe në krye të saj qëndron Edi Rama”, përfundoi Hoti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related