Bajram Begaj takim në Sarajevë me Kryesuesin e Presidencës së Bosnjës, zbardhen detajet e para të diskutimeve

Data

Presidenti Begaj ka zhvilluar një takim këtë të martë në Sarajevë Kryesuesin e Presidencës së Bosnjës: Të intensifikohen marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot në Sarajevë me Kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, zDenis Bećirović, si dhe dy anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.

Në fokus të bisedës ishin intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe, që tashmë me rihapjen e ambasadave respektive do të ketë një rigjallërim, si dhe çështjet e sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon, udhëzimet e Procesit të Berlinit, integrimi evropian dhe NATO.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga takimi që zhvilluam jam i bindur se marrëdhëniet tona tradicionalisht miqësore dhe bashkëpunimi ekzistues do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, – deklaroi Presidenti i Republikës ndërsa rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në nivel dypalësh dhe atë rajonal.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbështet pa ekuivok sovranitetin, integritetin territorial, kohezionin social, si dhe përparimin në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related