Babai i Sabah Nuzit mohon akuzat për vrasjen e Klevis Lleshit: Djali im nuk ka lidhje, zotohem sipas Kanunit dhe kërkoj zbardhjen e së vërtetës

Data

Babai i Sabah Nuzi ka reaguar publikisht duke mohuar kategorikisht përfshirjen e djalit të tij në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshi.

Në një intervistë, Mustafa Nuzi deklaroi se akuzat janë të pavërteta dhe se djali i tij është përfshirë padrejtësisht në këtë ngjarje. Ai theksoi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe madje është zotuar “sipas Kanunit” për pafajësinë e të birit.

Sipas tij, edhe vetë autoritetet në fillim nuk kanë pasur prova konkrete, por vetëm dyshime, ndërsa shton se ai ka bashkëpunuar me policinë për zbardhjen e ngjarjes.

Mustafa Nuzi ngriti gjithashtu disa pikëpyetje mbi hetimet, duke kërkuar sqarime për persona dhe rrethana që sipas tij nuk janë hetuar siç duhet, përfshirë lëvizjet e fundit të viktimës dhe zhdukjen e automjetit të tij.

Ai pretendon se akuzat ndaj djalit të tij lidhen edhe me konflikte personale me përfaqësues të institucioneve, duke i cilësuar ato si të padrejta.

Ndërkohë, çështja mbetet nën hetim nga autoritetet, ndërsa Sabah Nuzi ndodhet në pranga edhe për një tjetër çështje, si i dyshuar për përfshirje në një atentat me eksploziv ndaj një automjeti.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related