Avokatët e Veliajt ankimojnë në Kushtetuese arrestin me burg: masa cilësohet disproporcionale

Data

Mësohet se në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar një kërkesë nga pala mbrojtëse e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shqyrtimin e vendosjes së masës së arrestit me burg ndaj tij.

Sipas avokatëve të Veliajt, masa është disproporcionale, dhe për këtë arsye ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta rishikuar vendimin.

Kërkesa vjen pas vendimit të trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, e cila e gjeti të padrejtë shkarkimin e Veliajt nga Këshilli i Ministrave, duke e lejuar atë të mbajë detyrën si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related