Artan Hoxha: Ervin Mata u mor peng nga Ervis Martinaj para ngjarjes në Bllok, për një investim miliona euro

Data

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi të kaluarën e Ervin Mata, duke pretenduar se ai është marrë peng nga Ervis Martinaj rreth 13 vite më parë, përpara ngjarjes së njohur si Masakra në Bllok.

Sipas Hoxhës, ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, pranë zonës së RTSH-së në Tiranë, ku Mata është futur në një qendër tregtare dhe më pas është marrë peng nga njerëzit e Martinajt.

Ai shpjegoi se konflikti lidhej me një investim të madh në një truall ndërtimi, për të cilin Martinaj kërkonte që Mata të ndërhynte te babai i tij për të firmosur dokumentet përkatëse.

“I është dhënë një çantë me 2 milionë euro dhe i është kërkuar që t’ia çonte babait për të firmosur,” tha gazetari, duke shtuar se i gjithë momenti është filmuar.

Sipas tij, bëhej fjalë për një pronë që sot vlerësohet rreth 100 milionë euro, ndërsa Mata nuk kishte pranuar të ndërhynte, duke argumentuar se ishte çështje e familjes së tij.

Hoxha theksoi gjithashtu se Mata nuk konsiderohej si një figurë tipike kriminale, por si një person i aftë për të organizuar operacione të trafikut ndërkombëtar të drogës, falë lidhjeve dhe kapaciteteve logjistike.

Deklaratat e gazetarit hedhin dritë mbi marrëdhëniet dhe konfliktet e hershme mes personazheve të përfshirë, duke sugjeruar se ata njiheshin me njëri-tjetrin edhe përpara përplasjes së armatosur në Bllok.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related