Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i pranishëm në takimin e organizuar nga PD me mësuesit. Gjatë fjalës së tij, Mediu theksoi se arsimi në Shqipëri është lënë në harresë me qëllim nga qeveria Rama, pasi “injoranca kontrollohet më lehtë”.
Ai vlerësoi punën e mësuesve dhe rolin e tyre si shtyllë kryesore e shoqërisë, duke shtuar se i takon opozitës të ndryshojë varfërinë dhe mosdijen në vend.
“Arsimi është baza për të ardhmen e shoqërive. Është lënë në harresë me qëllim, pasi frika, injoranca dhe varfëria janë më të lehta për t’u kontrolluar. Qeveria e Edi Ramës bazohet mbi këta elementë. Na takon neve ta ndryshojmë këtë realitet,” tha Mediu.
