“Arrestohet në Tiranë 39-vjeçari Ismet Gaxherri: u kap me armë zjarri në makinë”

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i identifikuar si Ismet Gaxherri, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri në automjet.

“Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ismet Gaxherri, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi Ismet Gaxherri u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, bëri me dije policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related