Arrestohet në Durrës 48-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë

Data

Policia ka arrestuar shtetasin Klodian Çinën, 48 vjeç, i shpallur në kërkim si i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, ngjarje që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, 48-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga në Durrës, ku ishte fshehur pas ngjarjes. Operacioni policor i koduar “Zjarrvënësi” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se më 19 maj 2026, gjatë orëve të para të mëngjesit, ai i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia bëri me dije se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin e ngjarjes, por deri tani ky person nuk rezulton i përfshirë në zjarrvënie.

Gjithashtu, 48-vjeçari dyshohet edhe për vjedhjen e një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën sipas hetimeve e kishte përdorur për të lëvizur në qytet dy ditë para ngjarjes. Biçikleta është sekuestruar si provë materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Fier, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me rastin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related