Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Ervin Salianji ka reaguar dje pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, dhe ‘Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike’, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji e konsideron arrestimin e Muçës të vonuar, por si rezultatin e parë të punës së komisionit që ai drejton, si dhe konfirmim të denoncimeve të opozitës. Deputeti i Rithemelimit deklaron se mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së ShBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti, ku sipas tij, ndërhyrja ka qënë me urdhër dhe për qëllime qartësisht kriminale. Salianji shton më tej se uron që arrestimi i Ervin Muçës mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhe krimineleve përfitues nga ky akt.
Arrestimi i Muçës, Salianji: Uroj mos jetë truk për mos nxjerrjen para përgjegjësisë të urdhëruesve
Data
