Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Von der Leyen: Thellësisht shqetësuese

Data

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, duke e cilësuar këtë ngjarje si një zhvillim shqetësues.

“Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur,” tha Von der Leyen në një konferencë për mediat.

Ajo nënvizoi se si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i Këshillit të Evropës, Turqia ka përgjegjësi të respektojë parimet demokratike dhe të angazhohet ndaj normave evropiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related