Armando Kumaraku akuzon ish-bashkëshorten për lidhje me prokurorin e çështjes pas arrestimit për shfrytëzimin e të miturit

Data

Armando Kumaraku, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, i cili u arrestua së bashku me të ëmën Natashën për shfrytëzimin e fëmijës së tij të mitur në platformë, ka dhënë një intervistë në një studio televizive.

Në fjalën e tij, Kumaraku pretendoi se ish-gruaja e tij e kishte denoncuar, duke shtuar se ajo kishte zhvilluar “takime shoqërore” me prokurorin e çështjes.

“Takimet nuk shënoheshin në listë, por njerëzit flasin, na vijnë informacionet,” tha ai.

Familja është bërë e njohur për publikun edhe përmes ekranit, ku kanë ndarë historinë e tyre familjare. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve mediatike, rrënjët e problemit duket se kanë mbetur të patrajtuara: marrëdhënie toksike mes prindërve, ambient konfliktual dhe një fëmijë që rritet në kaos dhe mungesë stabiliteti emocional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related