“Ardhja e Belerit në Tiranë ishte provokim”, Gjikondi reagon ashpër: Greqia hoqi një deputet tjetër dhe solli Belerin

Data

Juristja Brisida Gjikondi, në një emision televiziv u shpreh se ardhja e z. Beleri me cilësinë e një eurodeputeti, është një provokim për palën shqiptare.

Gjikodi deklaroi se sipas informacioneve të shpërndara, ishte informuar që ishte një tjetër eurodeputet pjesë e delegacionit, por Greqia e ka ndryshuar përbërjen e deputetëve që do vinin

“Ardhja e z. Beleri është një provokim  sepse ishte caktuar një tjetër eurodeputet por Greqia për të na treguar ‘madhështinë’ e saj vendosi të futej në delegacion”.

Gjithashtu juristja Gjikondi foli dhe për mungesën e një takimi ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe z. Beleri.

“Edhe për  mungesën e një takimi me kryeministrin Rama nuk jam dakord. Mendimi im personal është se ai do të fitonte shumë pikë dhe që të kishte mbajtur pozicionin e kryeministrit duke e pritur z. Beleri. nuk ka pse të kompleksohemi nga këto lojëra”.

Më tej duke komentuar incidentin sot paradite ku z. Beleriu u qëllua me vezë në bulevard, tha se, “si person i angazhuar në vend, personi që cenoi Fredi Belerin është qytetari Dilaver Nela. Një personazh atipik, asnjëherë nuk merr pjesë në protesta por është person që ka iniciativa personale dhe mënyrën e vetë të protestës”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related