Anastasia, një leksion për papagallët

Data

Anastasia në greqisht do të thotë “Ringjallje/rilindje”.

Fjalimi i Anastasias në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste ishte një lloj ringjalljeje e shpresës se nuk janë të gjithë të rinjtë të programuar për të përsëritur slogane, si pllaka gramafoni të prishura që lëshojnë të njëjtin refren: “Shqiperia po lulëzon”, “Ne jemi petalet e trëndafilit socialist!”. Këto thirrje tingëllojnë më shumë si një fragment nga një libër botanike sesa një mesazh politik.

Për një çast, skenari u prish. Në vend të një lavdërimi për “liderin dhe vendin që ndriçon nën sundimin e tij”, Anastasia Zaimi, gjimnaziste nga Bilishti, foli për arsimin, punësimin dhe dilemat reale të të rinjve: qëndrimi apo largimi nga Shqipëria?

Ajo foli për një brez që nuk mund të mbahet me urdhra dhe me lugë bosh. Ajo nuk përmendi fjalët “vizion”, “rilindje”, “progres”, “integrim”, por dha fakte dhe argumente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related