Ambasadori holandez “ultimatum” partive politike: Për të nisur hapjen e kapitujve drejt integrimit në BE, duhet të realizoni Reformën Zgjedhore

Data

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar një takim ditën e djeshme në Korçë në kuadër të një aktiviteti që u mbajt në galerinë e Artit Digital. Ai gjatë qëndrimit të tij u shpreh i impresionuar për arritjet e Shqipërisë por nga ana tjetër thekoi se duhet akoma punë. Vos shprehet i kënaqur se rikthimi i normalitetit të seancave plenare në Kuvend nga PS dhe opozita, megjithatë thotë se bashkëpunimi të dy palëve shihet i domosdoshëm pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE janë dy elemente mjaft të rëndësishme për vendin. Ambasadori Vos u ndal dhe te situata në Ballkanin Perëndimor ku thotë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për anëtarësimin në BE, ndonëse nënvizon se duhen ende shumë punë për të arritur të ardhmen evropiane. “Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE, janë të rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve. Edhe për BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, por i ngelet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë për të ardhmen Evropiane”, përfundoi ambasadori Vos. Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ndodhej në Korçë në kuadër të një aktiviteti që u mbajt në galerinë e Artit Digital.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related