Aleksandar Vučić është takuar me Matthew Whitaker, ku në qendër të diskutimeve ishte siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet gjeopolitike.
Presidenti serb bëri të ditur se biseda përfshiu çështjet kryesore politike dhe të sigurisë, pozicionin e Serbisë në një kontekst ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks, si dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
Nga ana tjetër, Whitaker theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shtetet e Bashkuara dhe Serbia, veçanërisht në fushën e çminimit dhe sigurisë. Ai nënvizoi se SHBA ka investuar mbi 28 milionë dollarë që nga viti 2008 për pastrimin e minave dhe municioneve të pashpërthyera, ndërsa projekte të reja janë në zhvillim.
Në një mesazh publik, diplomati amerikan sugjeroi se rruga më e favorshme për Serbinë është një bashkëpunim më i ngushtë me NATO dhe SHBA-në, duke paralajmëruar për rreziqet që sjellin partneritetet e pasigurta në fushën e mbrojtjes.
Takimi vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin, ku çështjet e pazgjidhura dhe ndikimet e jashtme vazhdojnë të paraqesin sfida për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
