Aleksandar Vučić sulmon Albin Kurti para zgjedhjeve të 7 qershorit: “Ka nisur gjueti ndaj serbëve të Kosovës”

Data

Aleksandar Vučić ka akuzuar kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti, se po zhvillon një “gjueti” ndaj serbëve të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjatë një interviste në televizionin publik serb, Vuçiç deklaroi se do të mbështesë “me gjithë forcën” Lista Serbe dhe tha se do të luftojë për mbrojtjen e pozitës së komunitetit serb në Kosovë.

Sipas presidentit serb, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë masa ndaj figurave të njohura serbe në veri të Kosovës.

“Ai filloi të arrestonte serbët më të shquar, drejtorë të qendrave shëndetësore, shkollave, serbët më të shquar me urdhër të Nenad Rashiç”, pretendoi Vuçiç.

Ai shtoi se, sipas tij, “shqiptarët do të bëjnë gjithçka” për të mbështetur persona apo forca politike që “duan ta mposhtin Serbinë”.

Në deklaratat e tij, Vuçiç ritheksoi se objektivi i Serbisë mbetet “mbijetesa e popullit serb”, respektimi i Kartës së OKB-së dhe rezolutave ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

Presidenti serb deklaroi gjithashtu se Serbia duhet të vazhdojë modernizimin dhe të përballet me problemet e saj të brendshme, ndërsa tensionet politike mes Beogradit dhe Prishtinës mbeten të larta në prag të procesit zgjedhor në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related