Gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë një kryeministër si Albin Kurti që në publik shfaqet sikur del kundër amerikanëve me vendimet që merr në Kosovë, por në prapaskenë zbaton me përpikëri çdo plan të tyre. Janë SHBA që luajnë “fijet” dhe lideri kosovar nuk bën dot asnjë gjë jashtë urdhrave të Uashingtoni. Në çdo situatë është përdorur e njëjta skemë. Kurti nxjerr një vendim, ose e kundërshton dhe në fund vjen një telefonatë nga Uashingtoni drejt Albin Kurtit e ky i fundit vihet menjëherë në rresht. Kundërshtarët e tij në Kosovë, por edhe kryeministri Edi Rama bashkë me enturazhin e tij mediatik arritën deri aty sa thanë se me qëndrimet e tij, shumë shpejt Kurti do të shpallet “non grata”.
Ky i fundit jo vetëm që nuk u fut në “listën e zezë”, por ishte i vetmi nga liderët që ftua nga demokratët në SHBA , të cilët u mblodhën të hënën në Çikago për të nominuar zyrtarisht kandidaten e tyre për president Camala Harris. Kurti tha se atje është i ftuar si kryeministër i një shteti demokratik dhe si kryetar i një partie socialdemokrate.
Nga ana tjetër Edi Rama, i cili edhe pse ka përzgjedhur kohët e fundit një sjellje servile dhe klienteliste me SHBA nuk është ftuar as si gruaja e Bilalit! Bilali është një biznesmen shqiptaro- amerikan që mori përsipër në vitin 2017 ti “ofrojë” një foto Ramës me Obamën sipas kërkesës së Ramës.
Sigurisht fotoja me Presidentin Amerikan kishte një faturë dhe ishte tepër e kripur. Por Bilali e kish marrë përsipër. Pagoi Bilali 80 mijë dollarë dhe i erdhi ftesa çift nga presidenti i SHBA: Bilalit dhe gruaja. Po Rama ku ishte? Ku do hynte? Problem! Atëherë u gjet zgjidhja. Ne vend të gruas së Bilalit do shkonte Edi Rama. Dhe kështu u bë. Rama vuri kurorë ditore, i fut krahun Bilalit dhe mbërriti në takim. Në fund, Bilali shkon në Gjykatë dhe Rama bën fushatë me foton e Obamës. Ndaj Edi Ramës i ka mbetur nofka si gruaja Bilalit!
Por këtë herë problemet e Edi Ramës me administratën “Biden” dhe drejtësinë amerikane janë aq të mëdha sa edhe të maskohej si gruaja e Bill Clintonit nuk do të futej dot në takimin e Çikagos.
