Albana Vokshi takimet me kongresmenët amerikanë, zbardhen diskutimet

Data

Deputetja e PD, Albana Vokshi ndodhet në SHBA ku është takuar me kongresenët Pete Sessions dhe Keith Self.

Vokshi thotë se kanë diskutuar për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.

“U diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovës me qëllim destabilitetin për interesa të Sërbisë dhe aletaëve të saj si dhe nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vëndeve të NATOs në ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës”, shkruan deputetja e PD.

Po ashtu Vokshi thotë se në aktivitetin në Florida International Unicersity (FIU), organizuar nga FIU dhe Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson është takuar edhe Yulia Navalnaya, tashmë simbol i rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkeshortit të saj Alexei Navalny.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related